Altin Krasniqi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet – i votuar me të madhe në këto zgjedhje të 9 shkurtit – shkroi për krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Meritat e atyre që e kanë ndërtuar dhe i kanë shërbyer shtetit me përkushtim e sakrificë nuk mund t’i zbehë askush. Historia nuk shkruhet me mohime e as me paragjykime, por me vepra dhe qëndrueshmëri. Kushdo që përpiqet të zhvlerësojë këto vlera, vetëm sa forcon unitetin tonë për t’i mbrojtur dhe nderuar ato”, shkroi ai në një postim në Facebook.