25.4 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Djali i Jakup Krasniqit: Babai s’e ka votuar Specialen – VV-ja po bën propagandë me video tjetër

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqit, ka thënë se militantët e VV-së po bëjnë propagandë me një video të vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale.

Krasniqi tha se babai i tij, Jakupi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në gusht të vitit 2015, kohë kur sipas tij, Jakupi s’ka pasur asnjë funksion institucional.

“Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional”.

“Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut”, shkroi Altin Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se pavarësisht bindjeve politike, gjithmonë do të kërkoj drejtësi, pasi tha se e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësitë.

Postimi i plotë:

Sqarim për të gjithë ata që bëjnë propagandë ose kanë rënë pre e saj:
Propaganda më e madhe e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje është një video e vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale.
Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional.

Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht bindjeve politike, unë gjithmonë do të kërkoj drejtësi, sepse e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësit.
Ne kërkojmë vetëm drejtësi, të bazuar në fakte dhe në standarde evropiane.

Foto para 10 vitesh.

Të ngjashme

Të fundit