25.9 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Djali i Francesco Totti pensionohet nga futbolli në moshën 19-vjeçare, arsyeja do t’iu befasojë

- Advertisement -

Cristian Totti, djali i Francesco Tottit, është pensionuar nga futbolli dhe tani pritet t’i bashkohet babait të tij në një rol të ri si skaut në shkollën familjare të futbollit.

Totti ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga futbolli në moshën vetëm 19-vjeçare, pas shumë sfidave dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike, për shkak se nuk arriti të performojë në të njëjtin nivel me të atin. 

Karriera e tij përfundoi me një periudhë të shkurtër te Olbia në Serie D, ku zhvilloi shumë pak ndeshje. 

Në një intervistë për La Nuova, Totti e konfirmoi vendimin e tij, duke thënë: “Po, po pensionohem, e kam vendosur”, pas disa muajsh si lojtar i lirë. 

Karriera e Cristianit u zhvillua nën një vëmendje të jashtëzakonshme, ku çdo prekje dhe paraqitje krahasohej automatikisht me ato të babait të tij legjendar. 

Presioni i madh dhe kritikat shpesh të padrejta në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato për pamjen e tij fizike, u bënë një barrë e rëndë për t’u përballuar. 

Rrugëtimi i tij përfshinte disa paraqitje sporadike me ekipet e moshave të Romës, një periudhë te Primavera e Frosinones, një kohë të shkurtër te ekipi i të rinjve të Rayo Vallecanos, dhe një eksperiencë të vështirë te Olbia, gjithçka që tregoi se sa sfiduese ishte të mbaje mbi supe një mbiemër kaq të madh. 

Në pak ndeshjet që zhvilloi me ekipet U-17 dhe U-18 të Romës, ai kaloi më pas te Primavera e Frosinones, ku shënoi një gol në katër paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit