30 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Djali i Fadil Fazliut: Më ndalojnë të takoj babain në Hagë, kam angazhuar avokat (VIDEO)

- Advertisement -

Në një intervistë për “Kosova Today” në Klan Kosova, Fahriu tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me nënën, motrën dhe vëllain, kishte kërkuar leje për ta vizituar babain, por kërkesa iu refuzua nga Dhomat e Specializuara pa ndonjë arsye konkrete.

“E konsideroj padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk më lejohet as në video-lidhje, ndërsa familjarët e tjerë mund ta shohin. Nuk më është dhënë asnjë shpjegim”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Fahriu theksoi se ka angazhuar avokat për ta paraqitur rastin dhe do t’i drejtohet edhe gjykatës për të marrë përgjigje, ose të paktën për t’iu mundësuar një takim me babain.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

 

Të ngjashme

Të fundit