8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Djali i Donald Trump për Princin Harryn dhe Meghan Markle: Me kënaqësi do t’i largojmë nga Amerika

- Advertisement -

Ai shprehu dyshime nëse Britania do t’i dëshironte ata prapa. “Mund t’i merrni këta të dy mbrapsht. Ne do t’i dërgojmë me kënaqësi nga Amerika. Mund t’i ktheni, por nuk jam i sigurt nëse i dëshironi më. Ndoshta as ne nuk i duam më”, tha ai për GB News.

Eric Trump theksoi se familja Trump gjithmonë ka pasur respekt për familjen mbretërore, edhe pse ai nuk e pëlqen çiftin Harry dhe Meghan. Ai shtoi se familja e tij dhe ai kanë pasur gjithmonë respekt të madh për Mbretëreshën Elizabetë dhe Princeshën Diana, duke e konsideruar familjen mbretërore si një “institucion të shenjtë” me disa “aktorë të këqij”.

“Në çdo gjë ka aktorë të këqij. Në çdo kopsht me mollë ka mollë të kalbura”, tha Trump i ri.

Donald Trump më parë kishte thënë se Harry dhe Meghan mund të detyrohen të largohen nga ShBA-ja, pasi Harry në librin e tij të kujtimeve “Spare” pranoi se kishte sjellë drogë në vend. Disa muaj më parë, në një intervistë për GB News, ai tha se Harry nuk duhet të ketë privilegje të veçanta vetëm për shkak të titullit të tij dhe se duhet të ndërmerren masa të duhura nëse ai ka gënjyer në aplikimin për vizë.

Princi Harry së fundmi ka shprehur shqetësimin për sigurinë e familjes së tij gjatë një interviste për dokumentarin e ITV-së “Tabloids on Trial”, i cili u shfaq për herë të parë më 25 korrik. Ai tregoi arsyen pse nuk dëshiron të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ende është e rrezikshme”, deklaroi Harry, duke theksuar se mjafton vetëm një person për të shkaktuar diçka të keqe. “Qoftë një thikë apo acid, çfarëdo që të jetë, këto janë gjëra që më shqetësojnë sinqerisht. Kjo është një nga arsyet pse nuk do ta kthej gruan time në atë vend”, shpjegoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit