Liridon Behrami, djali i dëshmorit Ejup Behrami nga Prekazi i Skenderajt, ka vendosur të largohet nga Kosova për në perëndim për një jetë më të mirë.
Lajmin e ka bërë të ditur motra e Liridonit, Shkurta Behrami në Facebook, duke shkuar edhe një mesazh emocionues, shkruan Scanner.
Këtij mesazhi, ajo ia ka bashkangjitur edhe një video.
Postimi i plotë dhe pa nderhyrje:
Asnjeher se kam mendu se rruga e mergimit me pret edhe mu!
Me fal ti ooo baba,se tek varri ma smuj me ardh,e di se keshtu ti ske dasht por shum pa drejtsi na u ban! A moj nane po prej teje qysh mu nda , a ma ban hallall mu, krejt jeten ma ke kushtu, sa e sa her ti kam fshi djerst e ballit, me shum mund e ke rrit djalin!
A mor vella ty barre te madhe po te la, Babes shpesh i shkon te varri mi thuj shum ty te don djali, per nanen mir mu kujdes ate e kemi mbreteresh! Motrat shpesh me i marr, se femijet gezohen me ardh te dajt.Mirupafshim shok e miq, sot po nisem per mergim.
Me dashuri ju pershendes , ne zemer do ju kem perher.
Mirupafshim Kosove sot po marr rrug te gjatë, nanen shum e lash tu qajt, deri sot me kish djal vatani, e tash me thot djal mergimtari!!!!!