26.4 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Djali i dëshmorit emocionon: UÇK-ja nuk u dorëzua para Serbisë, s’dorëzohet as para Speciales

- Advertisement -

Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, ka emocionuar me fjalët në protestë. Ai tha se nëse babai i tij ishte kriminel, atëherë të vijnë t’ia lidhin duar, raporton Ekonomia Online.

Cacaj ka thënë se “UÇK-ja nuk është dorëzuar para Serbisë dhe nuk do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale”.

“Në shtëpinë time e kam një varr të hapur, varrin e babait. Nuk është veç shtëpia ime, ka mbi 1 mijë e 600 varre të hapura. E kam ende pamundësinë për të vendosur një lule në varrin e babait, mbi 1 mijë e 400 fëmijë nuk e patën fatin të rriten të lirë. Nuk arritën ta gëzojnë këtë liri, ata mbetën fëmijë të vrarë e masakruar”.

“Shumë nga ata kriminelë në Hagë po dëshmojnë kundër çlirimtarëve. Nëse babai im është kriminel, edhe unë jam kriminel. Urdhëroni ejani e mi lidhni duart. Kjo nuk është drejtësi, kjo është poshtërsi. Liri për çlirimtarët”.

Liri për çlirimtarët! UÇK nuk është dorëzuar para Serbisë dhe nuk do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit