12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Djali i Beckhamit, Romeo flitet se la futbollin për të ndjekur hapat e Victoria-s

- Advertisement -

Romeo Beckham flitet se është larguar nga klubi i tij i futbollit në Premier League për t’ju fokusuar karrierës në modë.

Sipas The Sun, mesfushorit iu ofrua një kontratë e re nga Brentford FC në qershor për të qëndruar me ekipin e tyre B.

Por, siç duket Romeo, shpreson të ndjekë hapat e nënës së tij Victoria Beckham, teksa nënshkroi me agjencinë e modës, Safe Management.

Romeo nuk është fillestar në botën e modës, pasi mori pjesë në një fushatë të Burberryt kur ishte vetëm dy vjeç.

“Romeo ka vendosur lë ‘këpucët’ dhe t’i kushtojë kohën e tij karrierës së tij të modës”, tha një burim.

“Ai e ka dashur kohën e tij në Brentford, por duhet të përqendrojë vëmendjen te moda, ku qëndron pasioni i tij”.

“Romeo së fundmi ka nënshkruar me një agjent të modës në Paris dhe synon të punojë me disa marka masive”, thuhej tutje sipas këtij burimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit