-6.1 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Djali i Artan Hoxhës u ekstradua në Kosovë: Gazetari thotë se po i bëhet padrejtësi

- Advertisement -

Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha është arrestuar të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht për trafikim të qenieve njerëzore.

Geri Hoxha dhe një person tjetër ishin shpallur në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, me kërkesë të UNMIK-ut.

Lidhur me këtë rast, Artan Hoxha ka folur për Klankosova.tv, duke deklaruar se ende nuk është informuar për akuzat konkrete që rëndojnë ndaj djalit të tij. Ai shprehu shqetësim të thellë për pretendimet, duke theksuar se në periudhën kur thuhet se janë kryer veprat penale, djali i tij ka qenë vetëm 13 vjeç.

“Ka disa ditë që ka ndodhur kjo, por unë ende nuk kam parë asnjë dokument apo vendim zyrtar. Është e çuditshme si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Kam frikë se po më bëhet padrejtësi”, tha Hoxha.

Gazetari shqiptar bëri të ditur se autoritetet në Kosovë kanë paraqitur kërkesë për ekstradim, por deri më tani, sipas tij, nuk është dorëzuar asnjë dosje apo dokumentacion zyrtar.

“Më kanë thënë se dokumentet do t’u përcillen autoriteteve shqiptare”, shtoi ai.

Hoxha tregoi po ashtu se në momentin e arrestimit, djali i tij ishte duke shkuar në punë dhe se ai punon si laborant dentar.

“Në xhep kishte vetëm 10 mijë lekë. Bashkë me të u arrestua edhe një shofer ambulance. Si mund të lidhet kjo me krim të organizuar?”, tha gazetari.

Në fund, Artan Hoxha ngriti dyshime edhe për mënyrën e trajtimit të djalit të tij, duke deklaruar se nuk i lejohet as kontakti minimal me familjen dhe se ka frikë për sigurinë e tij.

Të ngjashme

Të fundit