Patrick Schwarzenegger dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, modelja Abby Champion, i kanë dhënë fund beqarisë.
Sipas fotove nga Daily Mail, 31-vjeçari dhe partnerja e tij prej dhjetë vitesh më në fund thanë “Po” në një ceremoni luksoze një vit e gjysmë pasi aktori i propozoi martesë.
Dasma e çiftit u zhvillua në klubin ultra-ekskluziv Gozzer Ranch në Coeur D’Alene, Idaho.
I pranishëm ishte babai i Patrick dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i cili shoqërohej nga ish-gruaja Maria Shriver.