18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Djali i Ancelottit tregon se si babai i tij iu ofrua vet Realit për ta bërë trajner

- Advertisement -

Davide Ancelotti, djali i trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, menjëherë pas finales ka bërë të ditur një fakt interesant, duke thënë se ishte vetë babai i tij që u ofrua si trajner të Realit.

Në periudhën kur Real Madridi kishte mbetur pa trajner, pas lënies së stolit nga Zidane, Davide tha se Ancelotti telefoni udhëheqësit madrilenë për t’u bërë trajner i Real Madridit.

“Ai e propozoi veten te Real Madridi dhe tha shikoni, nëse doni të më thërrisni, atëherë unë jam këtu. Ata morën pak kohë për ta menduar dhe thirrën përsëri, kështu që ai nuk ngurroi për asnjë moment”, tha Ancelotti.

Tutje, djali i trajnerit madrilen tha se nuk di si t’i shpjegojë emocionet e kësaj finaleje të fituar, pasi Reali mposhti Liverpoolin me rezultat 0-1, falë golit të Vinicius.

Kjo është hera e katërt që Ancelotti e fiton Champions Leaguen, dhe e dyta me djalin e tij 32-vjeçar, Davide Ancelotti.

“Vetëm arritja në finale kundër një skuadre si kjo ishte shumë e vështirë, ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme me këta lojtarë këtë sezon. Kur lojtarët e bëjnë këtë, kjo sjell magji. Çfarë mund të thuash për këta lojtarë?! Ata fituan gjashtë tituj të Champions League”, është shprehur Davide, shkruan Sky Neës Italia, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur se a biseduan babë e bir përpara finales, Davide Ancelotti tha se nuk kishte biseda mes tyre, përveç një shtrëngimi duarsh, i cili tha se ishte më i fortë se zakonisht.

“Vetëm një shtrëngim duarsh, më i fortë se zakonisht, por mbi të gjitha një ndjenjë besimi të madh tek këta djem. Ne u dhamë atyre informacione për kundërshtarët dhe si t’i qasemi, por këta djem e dinë se çfarë po bëjnë. Stafi gjithashtu tregoi një përmbledhje të veçantë përmes një video për lojtarët si pjesë e përgatitjes së tyre për finalen”, tha Ancelotti.

Kujtojmë se kjo është hera e 14-të që Real Madridi bëhet kampion i Evropës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit