Quhet Uliks dhe është djali i Adelina Ismailit, këngëtares së famshme kosovare, e cila bëri histori në muzikën moderne shqiptare.
Adelina Ismaili ka lënë pas karrieren muzikore dhe po merret me televizion, konkretisht me emisionin e saj, me të cilin po lëviz sa në një televizion sa në një tjetër.
Në anën tjetër, ajo shfaqet e përmbushur në jetën private, përkrah të shoqit dhe djalit të tyre, Uliksit, shkruan “Kosovarja”.
Ky i fundit është rritur dhe bërë shumë simpatik, e me një buzëqeshje të madhe qendron pranë nënës dhe babait të tij, të cilit shihet se i ka ngjarë shumë.