Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka sqaruar arsyen pse e ka mbështetur me votë kandidaturën e Dimal Bashës për kryeparlamentar, ndonëse edhe ky dështoi të siguroj votat e nevojshme.
“Ma ka kërku votën edhe i kam premtuar që e votoj. I kam thënë: kurdo që të qesin, votën time e ke”, ka deklaruar Gashi.
Gashi e quajti Bashën “djalë simpatik”, duke shtuar se “duhet menduar pak përtej”.