Sarah Berisha dhe DJ PM janë një nga çiftet më të pëlqyera që u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Derisa sot DJ -i nga Kosova feston ditëlindjen, Berisha nuk ka munguar me urimin romantik.

“Faleminderit që je pjesë e jetës time…gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Sarah derisa PM i dhuron një puthje.
Po ashtu me këtë video zbuluan se Pajtimi po e feston ditën e tij me blogeren në bregdet, ndërsa javë më parë ata qëndruan së bashku edhe në Itali në pushimet e para si çift.
