Dj Aldo është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur partnerja e tij, Xhesika Trola. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të djalit të porsalindur. Sakaq, ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushin.

“Dante, pritja më e ëmbël e jetës time! Faleminderit Zot”, ka shkruar Xhesika, krahas fotos ku ka marrë shumë urime.

Kujtojmë që Aldo është një ndër Dj më të njohur në jetën e natës në kryeqytet.