24.3 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Ditët e fundit të shtatzënisë, Dafina Zeqiri gjen mënyra për t’u argëtuar dhe bërë shaka me barkun e rrumbullakosur

- Advertisement -

Këngëtarja e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, po i kalon me shumë dashuri dhe humor ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë, ku pritet të mirëpresin në jetë një djalë.

E teksa çifti po pret me padurim ardhjen e vogëlushit të tyre, nuk po hezitojnë që të ndajnë me ndjekësit edhe disa nga momentet e ngrohta dhe të hareshme të kësaj periudhe.

Së fundmi, ka qenë partneri i saj, Kreshniku, ai që ka ndarë një video të ëmbël dhe plot humor me ndjekësit në InstaStory. Në pamjet e publikuara, Dafina shfaqet me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, të dekoruar me vizatime argëtuese – një palë sy, një gojë dhe një shall të vogël që mbulon fytyrën, duke i dhënë pamjen ikonike të patates së famshme nga filmi “Toy Story”.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Ka lu”, shkroi ai me humor krahas videos, që u pëlqye menjëherë nga ndjekësit dhe u rishpërnda edhe nga vetë Dafina në profilin e saj.

Duket se humori dhe dashuria janë pjesë kyçe e përditshmërisë së çiftit në këto ditë të fundit para ardhjes së të voglit, ndërsa fansat e saj vazhdojnë ta përkrahin me komente të dashura dhe urime për një lindje të mbarë.

Të ngjashme

Të fundit