3.8 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Ditën kur u sulmuan Jasharajt në Prekaz, UÇK-ja nisi armatimin në Kosovë nga Bajram Curri

- Advertisement -

Sot shënohet 28 vjetori i sulmit ndaj Jasharajve në Prekaz. Në këtë ditë lavdie, trimat e UÇK-së ndodheshin në Bajram Curr për të sjellur armatim në Kosovë për luftën ndaj armikut.

Lahi Brahimaj ka sjellur në kujtim këto momente krenarie me foto epike nga kjo datë.

“22 janari – ditë kujtimesh dhe krenarie.
Më 22.01.1998, kur familja Jashari u sulmua në Prekaz, ne ishim në Bajram Curr, në shtëpinë e Besnik Krasniqit – strehë e UÇK-së – me heronjtë Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin, Qerim Kelmendin, si dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndër ta Rexhep Selimi i cili tash e 5 vite padrejtësisht po mbahet ne Haag,dhe Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku…
Lajmi për sulmin na vuri në lëvizje pa hezitim.
Ndërsa Jasharajt zmbrapsnin armikun, ne futëm në Kosovë 96 armë për luftën që po vinte.
Sot ata nuk janë më, por lavdia e tyre jeton përjetë.
Lavdi Dëshmorëve”shkruan Lahi Brahimaj në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit