Pas 52 vitesh, Danimarka ka kthyer faqen, pasi princi dhe trashëgimtari i fronit është kurorëzuar sot mbret i vendit. Abdikimi i papritur i nënës së tij, Mbretëreshës Margrethe solli në fron princin e kurorës 55-vjeçar dhe gruan e tij, Princeshën Mary të Australisë.
Momenti historik, i cili vjen pas abdikimit të Mbretëreshës Margaret në natën e Vitit të Ri, është një ngjarje emocionuese për të gjithë kombin. Megjithatë, është vendosur të jetë një transferim shumë më i thjeshtë i pushtetit në krahasim me kurorëzimin spektakolar të mbretit Charles në Britani në maj.
Ka filluar procesioni i Mbretëreshës Margrethe në një karrocë dhe Frederik dhe Marias me një Rolls-Royce drejt Pallatit Christiansborg, ku do të zhvillohet ceremonia.
Margrethe përshëndeti turmën e mbledhur për herë të fundit si mbretëresha e vendit, ndërsa njerëzit brohorisnin duke valëvitur flamuj.
Dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka, një vend me gati gjashtë milionë banorë, u mblodhën pavarësisht të ftohtit të ashpër, në kryeqytet për të parë nga afër procesin e trashëgimisë.
Më vonë pasdite, mbreti dhe mbretëreshado të udhëtojnë me karrocë me kuaj për në rezidencën e tyre, Pallatin Amalienborg, i ndërtuar në vitet 1750 dhe ndodhet në qendër të Kopenhagës.