Shkruan: Artan Nimani
Sot, edhe unë i bashkohem botës demokratike në përkujtim të kësaj dite, që ka domethënie të vecantë jo vetëm për komunitetin hebre, por për mbarë njerzimin.
Kjo ditë është dita e rimëkëmbjes së njerëzimit, e firores mbi të keqen, dhe e përuljes për ata që u flijuan vetëm pse ishin një komb tjetër.
Kur reflektojmë mbi këtë ligësi njerëzore, kujtojmë sesi gjithçka filloi nga fjala, kështu që ne si tempull i fjalës dhe dijes e kemi detyrë hyjnore që të mësojmë dhe shqipërojmë drejtë fjalët, por dhe të pranojmë gabimet.
Nëpërmjet fjalëve u krijua një rrëfenjë e rreme për hebrenjtë, nëpërmjet fjalëve u ngjiz frika që më pas u shndërrua në urrejtje.
Pra, nga fjalët paragjykimet u shndërruan në stereotipe dhe ajo që dikur nuk mund të imagjinohej u shndërrua në praktikë, një urrejtje e verbër kundër hebrenjve deri në shfarosje të justifikuar.
Populli Hebre dhe populli ynë kanë pothuajse një histori të përbashkët që nga gjeneza e deri në ditët tona.
Tendenca për shfarosje të një kombi që kishte ndodhur dekada më parë u përsërit në kombin tim, ku regjimi kriminal serb deshi të shfarosë popullin e Kosovës, dhe Gjakova është një nder Aushvicet e historisë së fundëshekullit të kaluar.
Hitleri dhe Millosheviqi kishin vizon dhe mision, që të zhdukin dy popujt që janë të vjetër sa vet historia.
E ndaj të nevojshme dhe dëshiroj të theksoj se dita e përkujtimit të Holokaustit nuk është vetëm një rast më shumë për t’u ruajtur nga anti-semitizmi por mundësi për një reflektim të thellë për të kuptuar se çfarë sjell urrejtja.
Ju lutemi të bëhëmi bashkë të gjithë dhe të reflektojmë e mendojmë për një të ardhme të sigurt në botë.
Lavdi e përjetshme për të gjithë viktimat e Holokaustit hebre dhe shqiptar ndër vite.