12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Dita kundër dhunës me bazë gjinore, ambasadorët i bashkohen fushatës

- Advertisement -

25 nëntori është dita kundër dhunës me bazë gjinore e cila shënohet me fushatën “OrangeTheWorld”.

Kësaj fushate i janë bashkuar ambasadorë të vendeve të ndryshme në Kosovë, raporton Klan Kosova.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së ShBA-së.

“Shpresoj se të gjithë mund të riangazhohemi për të qenë aktivistë kundër dhunës me bazë gjinore. Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së ShBA-së për të promovuar demokracinë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe avancimin e barazisë gjinore”, ka shkruar Hovenier në plaftormën X.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se është përgjegjësi e gjithsecilit për ta luftuar dhunën me bazë gjinore.

“Sot, ne qëndrojmë së bashku për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Mbani mend, na takon të gjithëve që të mbajmë qëndrim në jetën tonë të përditshme për të luftuar dhunën me bazë gjinore”, thotë ambasadori Rohde.

Kësaj fushate i janë bashkuar edhe ambasadorë të ndryshëm prej vendeve anëtare të BE-së. Në mesin e tyre janë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori francez, Olivier Guerot, ambasadori italian, Antonello De Riu dhe të tjerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit