Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar homologun francez Emmanuel Macron dhe gjithë popullin e Francës me rastin e 14 korrikut, Ditës Kombëtare të Francës
Osmani përmes një postim në X, ka thënë se Kosova është krenare me partneritetin me Francën dhe pret që lidhjet mes dy vendeve të forcohen.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të bazuar në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ne bashkohemi me ju për të festuar këtë ditë të veçantë dhe mezi presim t’i forcojmë lidhjet tona edhe më tej”, ka shkruar mes tjerash presidentja Osmani.
Sincères félicitations au Président @EmmanuelMacron et à nos amis français alors que vous célébrez le 14 juillet – votre Fête Nationale !
Le Kosovo est fier de notre partenariat durable, fondé sur des valeurs communes, la confiance et le respect. Nous nous joignons à vous pour… pic.twitter.com/hN5OQ3ascW
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 14, 2024