Në një video të shpërndarë së fundmi, kandidati për deputet nga PDK-ja Ferat Shala, i cili mbanë numrin 16 për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka ndarë kujtime të vlefshme nga periudha e luftës, duke përshkruar një moment të veçantë të 9 majit 1998.
Ai kujton se në atë kohë, ndërsa lufta ishte në kulm, në shtëpinë e heroit Imer Krasniqi nga Carralluka e Malishevës po zhvillohej një dasmë, ku djali i Imerit po martohej.
Shala, së bashku me bashkëluftëtarët, kishte marrë pjesë në shumë beteja, duke fituar terren në Grykën e Llapushnikut, një pikë strategjike që lidhte Prishtinën me Pejën.
Pas një beteje të madhe të fituar, ata u drejtuan për të festuar dasmën e heroit, duke shpërndarë gëzimin për fitoren dhe shpresën për një të ardhme të lirë.
Në këtë Ditën e Veteranit të UÇK-së, Shala ka nderuar të gjithë luftëtarët që luftuan për lirinë e Kosovës, duke theksuar sakrificat dhe trimërinë e atyre që mposhtën frikën dhe luftuan për liri.
Ai ka shprehur respekt dhe nderim për luftëtarët e Grykës së Llapushnikut dhe fshatrave përreth, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.