-0.5 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranit,  ka thënë se veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. 

Ajo pohon se ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët. Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

Të fundit