Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 31, Hajdar Beqa, në Ditën e Veteranit, ka treguar se ishte bërë pjesë e UÇK-së.
Ai ka thënë se kishte lënë studimet për t’u bashkuar radhëve të UÇK-së.
“Këtu isha në vitin e dytë të studimeve kur mora vendimin që të ndërpres shkollimin dhe t’i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u përkushtuar plotësisht në luftën për liri dhe pavarësi. Gjatë përballjeve të ashpra me forcat armike, përjetova sfida të panumërta dhe, gjatë një beteje, pësova plagosje të rëndë. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë. Urime Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Beqa në Facebook.