Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 69, Dr.Fatbardh Rexha, ka uruar veteranët e UÇK-së me rastin e ditës së tyre.
Ai ka thënë se falë luftëtarëve të UÇK-së sot gëzojmë lirinë.
“Veteranët e dinë më mirë se kushdo tjetër çmimin e lirisë, sepse kanë pësuar plagët e luftës. Ne nuk mund t’u ofrojmë atyre vlerë më të mirë sesa t’i mbrojmë. Ata kanë fituar lirinë që gëzojmë ne!”, ka shkruar Rexha në Facebook.