Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, kroatët falënderojnë shqiptarët që luftuan për shtetin e tyre.
Grupi në Facebook i quajtur “Falënderim vullnetarëve të huaj në Luftën e Atdheut” (Zahvala stranim dragovoljcima Domovinskog rata), i cili përbëhet nga 9 mijë e 200 anëtarë, ia ka kushtuar një postim falënderimi dëshmorit të UÇK-së nga Rahoveci, Gëzim Hamza Piktori.
Ky i fundit, para luftës në Kosovë kishte marr pjesë edhe në luftimet në Kroaci kundër agresorit serb.
“Edhe pse ne nuk mund t’i trajtojmë ata si vullnetarë të huaj, natyrisht, pjesëtarët e kombësisë shqiptare që nuk kanë lindur në Republikën e Kroacisë kanë një status të veçantë dhe mirënjohje nga të gjithë ne që na ndihmuam të ushtrojmë të drejtën për liri dhe demokraci. Njëri prej tyre ishte Gëzim Hamza Piktori. Si shumë kosovarë, ai u bashkua me trupat kroate, mori pjesë në fushëbetejat e Likës dhe Kordunit dhe u dallua në betejat e “Blijesak” dhe “Oluja”. Gëzim Hamza Piktori. (05.10.1963 – 19.07.1998), Rahovec, Kosovë”, thuhet në postimin e këtij grupi kroatësh.