Profesori dhe ish-veterani i UÇK-së, Hysen Sogojeva, ka filluar një iniciativë shumë të veçantë, qê të mbledhë të gjithë farefisin, por edhe të gjithë ata që kanë mbiemrin Sogojeva, shkruan Scanner.
Këtë iniciativë ai e ka bërë publike në Facebook, ku ka bërë thirrje që të gjithë së bashku të takohen me 02 Gusht, duke e quajtur edhe si “Dita e Sogojevëve”.
“Të dashur Sogojevë kudo që ndodheni,
Siç e dini, ka filluar një aktivitet shumë i madh që mbledh të gjithë Sogojevët nga të gjitha anët e botës. Ju lusim që këtë ftesë ta shpërndani sa më shumë te të gjithë Sogojevët, në mënyrë që të dalim sa më mirë në kremtimin e Ditës së Sogojevëve, që do të mbahet më 02 gusht 2025”, ka shkruar ai në Facebook.
Sogojeva i ka thënë Scanner se për herë të parë do të tubohen diku rreth 600 persona nga të gjithë bota.
Postimi i plotë:
02 Gusht 2025 – Dita e Sogojevëve: Një ditë historike!
Të dashur Sogojevë kudo që ndodheni,
Siç e dini, ka filluar një aktivitet shumë i madh që mbledh të gjithë Sogojevët nga të gjitha anët e botës. Ju lusim që këtë ftesë ta shpërndani sa më shumë te të gjithë Sogojevët, në mënyrë që të dalim sa më mirë në kremtimin e Ditës së Sogojevëve, që do të mbahet më 02 gusht 2025.
Në kuadër të kësaj dite të madhe do të ketë një program të pasur:
1. Prezantime nga përfaqësues të Sogojevëve nga të gjitha trevat: Kosova, Shqipëria, Evropa dhe bota.
2. Dokumentar i shkurtër për shpërnguljen e Sogojevëve nga Toplica.
3. Dokumentar për Abedin Sogojeva – Komandant Dini.
4. Muzikë live nga këngëtari Naim Sogojeva nga Bajqina e Podujevës.
5. Ushqime, pije dhe shumë aktivitete të tjera gjatë gjithë manifestimit.
Ju lusim të kontaktoni me përfaqësuesit që i keni në faqen e Facebookut Sogojevët, ku do të informoheni për të gjitha rrjedhat dhe detajet e kësaj ngjarjeje historike.