Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura është duke e ndjerë mungesën e Hashim Thaçin, në Ditën e Presidentit.
Nura ka thënë se beson fort në pastërtinë e Thaçit, i cili është duke u ballafaquar me drejtësinë në Hagë.
“Duke ndjerë mungesën e tij, duke e kujtuar me shumë respekt dhe duke besuar fort në pastërtinë e aktivitetit të tij atdhetar, me ndjenjën e nderit të lartë, sot kujtojmë themeltarin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, në këtë ditë të shënuar si Dita e Presidentit!”, ka shkruar Nura në Facebook. /Scanner/
