Dita e pestë e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar vazhdon sot me katër takimet e radhës të xhiros së parë të fazës së grupeve.
Takimi i parë i ditës luhet nga ora 11:00. Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit luan me Kamerunin në takimin e Grupit G.
Tri orë më vonë, Uruguaji është nikoqir i Koresë së Jugut në Grupin H.
Ora 17:00 është rezervuar për duelin tjetër të po atij grupi. Portugalia e Cristiano Ronaldos ballafaqohet me Ganën.
Dita e katërt e Botërorit përmbyllet nga ora 20:00 me duelin ndërmjet Brazilit favorit dhe fqinjit verior të Kosovës, Serbisë.
ORARI dhe ÇIFTET e plota:
11:00: Zvicra – Kameruni
14:00: Uruguay – Korea e Jugut
17:00: Portugalia – Gana
20:00: Brazili – Serbia.