24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duhet të reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën.

Begaj përmes një postimi  në Facebook tha se ndjehet krenar për vlerat e popullit shqiptar.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, ka shkruar tutje Begaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit