29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Dita e Pavarësisë së Francës, Guerot thirrje partive ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë duke bërë kompromis

- Advertisement -

Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura publike.

Ambasadori francez transmetohet të ketë tbhënë se Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë shoqërinë kosovare.

Ambasadori Olivier Guerot iu bëri thirrje partive politike ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë duke bërë kompromis.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Pritja me rastin e Festës Kombëtare Franceze më 14 korrik u hap me një mesazh video nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kryeministri në detyrë mbajti gjithashtu një fjalim. Në mesazhin e tij, Ambasadori nënvizoi se “Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë shoqërinë kosovare”.

Kështu, gjatë vitit të kaluar, Ambasada ka rritur përpjekjet e saj ndaj shoqërisë civile kosovare, siç është programi i trajnimit i zhvilluar me festivalin e filmit të animuar Anibar dhe një projekt i ri për të mbështetur disa media të pavarura shqipe dhe serbe në Kosovë.

Ambasadori gjithashtu theksoi partneritetin me autoritetet e Kosovës, veçanërisht përmes projekteve ambicioze të Agjencisë Franceze për Zhvillim. Megjithatë, situata aktuale politike po pengon nënshkrimin dhe ratifikimin e këtyre projekteve. “Më lejoni që  me respektin më të madh, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike kosovare, pa përjashtim, t’i inkurajoj ato të demonstrojnë një frymë kompromisi dhe të arrijnë konstituimin e kuvendit dhe një qeverie të mbështetur nga ky kuvend”, përfundoi Ambasadori.

Të ngjashme

Të fundit