Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan Chris Hill në Gjykatën Speciale, i cili kishte rol në Kosovë gjatë viteve të luftës.
Hill qëndron në atë që UÇK-ja ka pasur një zinxhir vertikal komandues.
Selimi tha se ajo ishte një kryengritje e çorganizuar e njerëzve të shtypur.
“Diplomati më i lartë amerikan, Ambasadori Chris Hill, dëshmon si dëshmitar mbrojtës i Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, duke rrëzuar këmbënguljen e prokurorisë se UÇK-ja ishte një ushtri e vërtetë me zinxhir vertikal komandues. Nuk ishte. Ishte një kryengritje e çorganizuar e njerëzve të shtypur”, ka shkruar ai në “X”.






