Javën e kaluar, Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Pas dorëheqjes së tij sipas statutit të kësaj partie, kryetari i ri duhet të zgjedhet brenda pesë ditësh, që i bie sot (e hënë).
I vetmi zyrtarë i PDK-së që ka shpallur kandidaturën për ta drejtuar këtë parti është Bedri Hamza.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka lenë të hapur mundësinë për të kandiduar edhe ai, por ka kërkuar që Konventa e kësaj partie për zgjedhjen e kryetarit të shtyhet për një javë. Madje, Hoxhaj në një paraqitje televizive ka adresuar kritika në adresë të Memli Krasniqit, Bedri Hamzës dhe Vlora Çitakut.
Shumica e figurave, duke përfshirë edhe kryetarin në dorëheqje, Memli Krasniqi, i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës në garën për kryetar.
Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit pritet të mbahet në orën 16:00.






