Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Evropës, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike.
Ndër të tjera, Haradinaj thotë se në këtë ditë duhet theksuar nevojën për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës.
“Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”, shkroi Haradinaj.
“Në këtë ditë theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Urime Dita e Evropës!”.