3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Dita e dytë e vizitës në Hagë, ministrja Haxhiu takon Krasniqin dhe Haradinajn

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot fillon ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore në kuadër të Speciales.

Haxhiu këtë të enjte do të ketë dy takime, njërin me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe tjetrin me ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ministrja Haxhiu dje ka takuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Për t’u takuar me ministren Haxhiu refuzuan ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit