3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Dita e dytë e samitit në Bruksel, fokusi lufta në Ukrainë

- Advertisement -

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s në Bruksel, ku fokusi do të jetë lufta në Ukrainë. Ditën e djeshme, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai priste që aleanca të binte dakord për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në një samit në Madrid gjatë këtij muaji, sipas BBC.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje aleatëve të rrisin dërgesat e armëve dhe, menjëherë pas kësaj, presidenti Joe Biden njoftoi një paketë prej 1 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën.

Paketa përfshin municione, obus, 36,000 fishekë dhe fonde për të ndihmuar Ukrainën me dy sisteme shtesë të mbrojtjes dhe pajisje të tjera. Ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s, gjenerali në pension Ëesley Clark, tha për BBC-në se trajnimi i ukrainasve për përdorimin e armëve të ndryshme është një sfidë – ashtu siç është dorëzimi i tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit