4.5 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Dita e dytë e kampit stërvitor, Zeqiraj, Gallapeni dhe Lleshi të lumtur për mundësinë e ofruar

- Advertisement -

Dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua me intensitet dhe angazhim maksimal të futbollistëve.

Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.

Pas përfundimit të stërvitjes, tre prej lojtarëve ndanë përjetimet dhe emocionet e tyre nga dy ditët e para të këtij kampi stërvitor.

Leon Zeqiraj, pjesë e Sampdoria U20, u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A, njofton Federata e Futbollit të Kosovës përmes faqes së saj zyrtare.

Dion Gallapeni, që aktivizohet te FC Prishtina, theksoi se ky kamp stërvitor është një hap i rëndësishëm për të kuptuar filozofinë e lojës së trajnerit.

Ndërkaq, Luan Lleshi, i cili është pjesë e FC Feronikeli 74, u shpreh  krenar që i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në këtë kamp të Kombëtares A.

Seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit