Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët për 80-vjetorn e çlirimit të Shqipërisë.
Këtë urim ai e ka bërë me një fotografi te veçantë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka postuar fotografinë e vogëlushit që ka lindur dje, në Ditën e Flamurit.
“MIRËMËNGJES 🦅 dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, ka shkruar Rama.