I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke luajtur piano në shtëpinë e tij, teksa vajza e tij e ndjek nga afër.
Abdixhiku e bëri këtë publikim pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve.
Ai shkroi “Për ditë të baballarëve”.
Ndryshe kohë pas kohe e bija e përqafon atë, e Abdixhiku performon në piano.
E padyshim se në fund vajza e tij nuk harroi ta duartrokas.