-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Dita Botërore kundër Kancerit, IKShPK: Kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit

- Advertisement -

Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IKSHPK ka thënë se kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit.

IKSHPK shton se mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe.

“Kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit. Mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe. Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës”.

IKSHPK thotë se kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal.

“Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal. Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal. Në vendet me mbrojtje të dobët financiare dhe sociale, pacientët duhet të paguajnë vetë për barnat esenciale duke përfshirë morfinën ose opioidet të tjera. Por, shumë njerëz me kancer dhe kushte të tjera kërcënuese për jetën nuk mund t’a përballojnë këtë. Askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen”.

 

Klikoni

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit