-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë 

- Advertisement -

Distria Krasniqi ka shtuar një tjetër medalje të artë në kabinetin e saj, pas triumfit në Grand Slam Tblisi.

Në luftë për këtë medalje ajo mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi në raundin e parë e kaloi pa luftë, më pas mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes, Noami Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Ndërsa në finale ajo arriti ta mposht edhe xhudisten Reka Pupp.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit