22.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Distria Krasniqi e mposht me lehtësi garuesen serbe, marshon drejt medaljes evropiane

- Advertisement -

Distria Krasniqi e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Garuesja kosovare e mposhti pa problem në të 16-ën e finales garuesen serbe, Milica Nikolic, e cila i bëri tri gabime.

“Disi” e dominoi luftën dhe në fund fitoi me plot meritë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionia olimpike synon të shpallet kampione evropiane sot.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.

Të ngjashme

Të fundit