12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Distria Krasniqi arrin finalen e Grand Prix në Linz

- Advertisement -

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të sigurojë një vend në finalen e Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në gjysmëfinale, Krasniqi triumfoi ndaj hungarezes Reka Pupp, duke e siguruar vendin në luftën për medaljen e artë.

Në rrugën drejt finales, Distria mposhti gjithashtu serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr, duke dëshmuar formë të shkëlqyer.

Për të arritur titullin e Grand Prix, Krasniqi do të duhet të përballet me xhudisten japoneze, Iroha Oi, e cila do ta sfidojë për medaljen e artë.

Të ngjashme

Të fundit