0.3 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Distancimi i kandidatëve për deputetë nga manipulimi votave, Kryeziu: E pritshme, institucionet ta hetojnë në mënyrë të paanshme

- Advertisement -

Ismet Kryeziu, nga KDI, ka reaguar në lidhje me nmanipulimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë se shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerët zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime dhe po deklarojnë se votat u janë shtuar pa dijeninë e tyre.

Kryeziu ka thënë se kur ka dyshime për vepra penale, është e pritshme që individët të deklarohen të pafajshëm.

“Megjithatë, pa paragjykuar përgjegjësitë individuale dhe duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, mbetet e vështirë të besohet se komisionerët kanë ndërmarrë veprime të manipulimit masiv vetëm mbi bazën e simpatisë personale apo ‘dashurisë’ për kandidatë të caktuar, pa dijeninë, nxitjen, korruptimin apo ndërlidhjen me interesa të caktuara. Në këtë kontekst, është detyrë e institucioneve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë të plotë, të pavarur dhe të paanshme të gjitha rrethanat e procesit zgjedhor, përfshirë motivet, format dhe autoritetin e ndikimit. Vetëm përmes një hetimi të mirëfilltë dhe ndëshkimit penal të të gjithë atyre që rezultojnë të përfshirë, mund të garantohet sundimi i ligjit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve dhe në demokraci”, ka shtuar Kryeziu.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit