9 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Diskutimi në Sarajevë për zgjerimin e BE-së, Nikaj i PDK-së: Ballkani Perëndimor përkundër sfidave, mbetet pjesë e rëndësishme e debatit evropian

- Advertisement -

Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në panelin me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: status quo apo zgjerim?”.

Nikaj ka thënë se në këtë panel është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe ndikimin e zhvillimeve në Bruksel dhe Uashington.

“Këtë fundjavë pata kënaqësinë të qëndroj në Sarajevë, me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë (EID). Në panelin me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: status quo apo zgjerim?”, diskutuam për sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe ndikimin e zhvillimeve në Bruksel dhe Uashington. Një bisedë e vlefshme mes përfaqësuesish nga regjioni dhe BE-ja, që konfirmon se Ballkani Perëndimor perkunder sfidave, mbetet pjesë e rëndësishme e debatit evropian.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit