-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Diskutimet për veriun, Çudiq: Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

- Advertisement -

Sabina Çudiq, anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sot u diskutua për situatën në veri të Kosovës.

Çudiq theksoi se mos pranimin e Kosovës në KiE e vuajnë më së shumti qytetarët e thjeshtë të vendit.

“Kushtetuta e Kosovës përmban Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të kenë qasje në KEDNJ. Kosova duhet të lejohet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo.

Ndër tjera, ajo shtoi se sa më shumë që zgjatet mos anëtarësimi i Prishtinës iu jepet hapësirë “kukullave të Putinit krijojnë kërcënime sigurie”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit