4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Diskutimet për buxhetin, ndërpritet seanca pa nisur mirë. Deputetët e opozitës nuk lejojnë Ramën të fliste

- Advertisement -

Punimet e Parlamentit në seancën maratonë të buxhetit të shtetit janë ndërprerë pa nisur ende. Shkak janë bërë protestat e deputetëve të opozitës në momentin që në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama.

Ata nuk kanë lejuar Ramën të flasë dhe për këtë ishte vetë kryeministri që kërkoi 5 minuta pushim, kërkesë që u miratua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, raporton A2CNN.

Kuvendi do të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore, buxhetin e vitit 2025. Seanca është parashikuar të nisë sot në orën 10:00, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite.

Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit