Kryeministri Albin Kurti është ankuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në një postim në X, ish-platforma Twitter, ai ka treguar se si dy qytete me shumicë shqiptare, Presxheva dhe Bujanoci, nuk kanë spital.
Sipas tij, banorët e atjeshëm detyrohen të shkojnë në Vranjë, “ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”.
Madje ai ka treguar edhe për diskriminimin anti-shqiptar që ndodh në Serbi për sa i përket punësimit.
“Për një konkurs të hapur së fundi për mjek, aplikuan 10 — 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u punësua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit antishqiptar, i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative”, deklaroi Kurti.