19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Diskriminimi shqiptar në Luginë, Kurti: Aplikuan 9 shqiptarë e 1 serb, u pranua ky i fundit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti është ankuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në një postim në X, ish-platforma Twitter, ai ka treguar se si dy qytete me shumicë shqiptare, Presxheva dhe Bujanoci, nuk kanë spital.

Sipas tij, banorët e atjeshëm detyrohen të shkojnë në Vranjë, “ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”.

Madje ai ka treguar edhe për diskriminimin anti-shqiptar që ndodh në Serbi për sa i përket punësimit.

“Për një konkurs të hapur së fundi për mjek, aplikuan 10 — 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u punësua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit antishqiptar, i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit