14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Disiplinë dhe ndëshkim: Konjufca tregon qëllimin e qeverisë me shtrenjtimin e rrymës

- Advertisement -

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka konsideruar se Qeveria po mëton ta edukojë qytetarin si të kursejë rrymë në vazhdën e krizës energjetike.

Konjufca këtë e ka thënë në RTV Dukagjini, duke thënë se “Qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por ndonjëherë edhe përtej kësaj”.

“Mu ka duk që Qeveria i ka dy qëllime bazike. E para që jo me i dhanë paratë prej buxhetit të drejtpërdrejt por përmes një mekanizmi tjetër anësor që kur vjen ai mekanizëm efektiv te jeta e qytetarit, te ai  me shkaktua një far sjellje tjetër nga ajo që ka qenë deri tash”, deklaroi Konjufca.

“Qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por ndonjëherë edhe përtej kësaj. Për me instalua atë disiplinim dhe racionalizim të shfrytëzimit të energjisë elektrike, qeveria më shumë e ka mbështet jo një mbulesë të drejtpërdrejtë por përmes subvencionimit”, tha më tej ai.

Disiplina dhe ndëshkimi i përmendur nga Konjufca është vërejtur edhe tek kryeministri Albin Kurti, i cili qytetarët i vuri në dy ekstreme: reduktim ose shtrenjtim të energjisë.

“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”, shkruante Kurti në linja edukative në ‘Facebook’-un e tij. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit